(Basheva Miriana)

NJE KARAKTER I VESHTIRE

Si një gur në çantë,
si plagë thike,
si një vello të zezë,
si një monedhë bakri antike,

ty të mbaj gjithnjë mbi shpinë,
ska rëndësi në më rëndon
nga koka te këmbët,
ska rëndësi nëse vuaj!

Si një shenjë magjie,
je mjekim për ethet e mia,
raki e fortë,
je zari i bardhë i hedhur tashmë

akullohet, ngrohet, kështu shkon jeta ime
të bekoj edhe kur të them
mirëdita ose lamtumirë,
ti dashuria ime patologjike.

(Botuar në "Gazeta e Athinës", dhjetor 2006)

 1
eXTReMe Tracker