(Arlinda Guma)

:
andimecaj.webs.com/poezishqipe.htm


VESHUR ME DIELL TË BARDHË

Ajo pret

e kurmtë,

pas qelqit të dritares

pret të vishet me diell të bardhë

Perdet transparente,

nën valsin nazik, të puhizës mendjelehtë,

i lëmojnë butësisht, shpinën e zbuluar

ndërsa qelqi i veshur i dritares,

kriset nga padurimi i përqafimit

e ëndrat e qumështa,

ngërthyer pas ujvarës së heshtur, të flokëve,

i rrëshkasin, të rruazta, nëpër lëkurë

Ajo pret

e bulztë,

njeriun, të cilit i konturoi buzët,

i hijëzoi mollëzat,

e i ndërtoi buzëqeshjen

njeriun, të cilit i stiloi modelin e flokëve,

e ngjyrën, ia kombinoi me xhaketën e vjeshtës

Ajo pret

nuk lodhet së prituri,

njeriun që nuk di, se në cilën nga jetët e saj ekziston

Por pret vetëm pret

e kurmtë,

e bulztë,

e frymtë,

pas qelqit të krisur, të dritares,

mbështjellë në çarçafin e ëndrave

pret të vishet me diell të bardhë

SI FLUTURAT E NATËS

Si shpirt endacak,

do përvidhem rrugëve të mugëta, të qytetit tënd

Do ti përplasem dritës së neonëve,

e verbët,

si fluturat e natës

pastaj, si në një pikturë abstrakte,

krahët do më thërmohen në njëmijë nyjëza,

e kombinacione,

mbi asfaltin ku ke shkelur ti

Do mbështetem bordurave të brymëzuara,

ku kane çikur pëllëmbët e ngrohta,

të duarve të tua

e do dihas, e avullt, në ajrin tënd,

duke fërgëlluar, drojtur,

mbi tavolinën e barit të preferuar

atje ku, ti, do jesh duke u kotur,

e stërbetuar vetes që më ke harruar,

mbi një gotëz whisky

Do mblidhem kruspull, e mardhur,

ulur në pragun e shtëpisë tënde,

kur ti, një çast, do ndalosh këmbët,

të kërkosh çelësat në xhepat e ngrohtë,

e do hedhësh mëdyshas,

një vështrim të fikur, në eter,

njëlloj si të kesh parë një hije

Pastaj do tundësh kokën, i dorëzuar,

do futesh brenda duke u lëkundur,

e do mbyllësh portën ngadalë

E unë,

e verbët,

si fluturat e natës,

dënesur,

do ti mbështillem hënës

MËNGJES

Plaku,
do të zgjohetsi zakonisht, herët në mëngjes

Do të ngrohë pak qumësht,
të bardhë edhe pak bukë,të zezëmbi stufën e vjetër

Më pas,
do ti çapisë,përtuar nëpër gojë

Ajo,
do të vazhdojë të pushojë,si gjithmonë,e futur në një kornizë floriri,mbi një raft druri,i cili gumëzhin prej molës

( Plaku,
asaj, ia merr pluhurat,përditë)

Pak më vonë,
ai do rëndojë,i kërrusur, mbi shkop,për xhiron e tij, të përditshme


Do të kthehet në shtëpisi zakonisht,në mesditë

Pastaj,
ngadalë, do nisë ti rrefejë,kornizës së florinjtë,lajmet e fundit

SHTË NJË RRUGË NË TIRANË...

shtë një rrugë në Tiranë...

në të,

dashuritë përqafohen në mënyrën e vjetër...

gjethet përskuqen,

e përmallen,

ankthshëm,

por ende nuk vdesin...

jo pa kërcyer, të fundit tango...

(e vjetër edhe ajo)...

shtë një rrugë në Tiranë...

në të,

zonjat (e vjetra),

shëtisin me nga një kone përdore...

ndërsa vështrojne përhumbur rrudhat,

në xhamat e makinave që kalojnë me ngut...

shtë një rrugë në Tiranë...

ku,

balerinat e reja,

me shputat e harkuara hijshëm,

praktikojnë lëvizjet zbathur,

mbi shtrojën e verdhur të gjetheve,

në trotuar..

Nën shiun,

që i spërkat

butësisht,

dhimbsurisht,

Gjethet,

kundërmojnë të ligështuara,

lamtumirën e fundit...

shtë një rrugë në Tiranë,

që më kujton

se ende mbaj të fshehur diku,

një copëz shpirt,

e kam fshehur... aty...

midis vorbullës së tymit të cigareve,

e aromës së kafesë së mëngjesit...

...nën shtrojën e kalbur të gjetheve,

që japin shpirt ngadalë...

shtë një rrugë në Tiranë...

në të,

aty,

buzë trotuarit,

një piktor i ri,

fytyrëzbehtë,

është duke përvjedhur në telajo,

portretin e mallit tim...

(kushtuar Rrugës së Liceut...

dhe gjithë të përmalluarve)

FIKE HËNËN!

Ajo,

iu përgjërua atij,

ta fikë dritën...

Ai,

përplasi dy herë pëllëmbët,

e llampadari mbi komodinë,

menjëhere iu bind,

e shoi edhe frymën e fundit...

Hëna e plotë,

spërkati stërkala të mekura, drite,

mbi dritare,

ndërsa errësira,

u rraskapit të ndizej...

Ajo,

vështroi ankueshëm,

hënën, atje lart

Ai,

kuptoi, menjëherë ,

çduhej të bënte...

Sërish,

i përplasi pëllëmbët,

e i bëri me shenjë hënës të largohej...

( njëlloj si një maxhordomi,

i cili sapo i ka ngritur valixhet ).

Por hëna e pabindur,

nuk deshi ta degjojë...

Ajo,

vetëm sa mbështeti fytyrën, shtëllungë-neontë,

mbi pëllëmbët e duarve,

dhe... priti

Heshtën të dy të dorëzuar...

Ai,

nuk i përplasi më pëllëmbët...

Ajo,

nuk vështroi më ankueshëm atje lart

Ata,

nuk e fiknin dot hënën...

Sepse...

ka githmonë, një hënë,

që shihet mendueshëm mbi xham

që mbështet kryet,

mbi pëllëmbët e duarve,

dhe psherëtin trishtë...

kur një vajzë jepet për herë të parë

TE PLAKESH ME TY...

E di,
ne ende,do të jemi bashkë

Ulur,
në të njëjtinstolduke priturtë fundit,dimër të acartë,të jetës

si një çift i marrosur, pleqsh
ende,të dashuruar

E di,
ndonjëri,do të guxojë,të na tregojë me gishte të qeshë me ne(më shumë me mua,

marroken e pabindur)

Ndërsa ti,
endedo më thuashqë jam e bukur

Paçka se mbi ballë,
koha,do me ketë lënë hieroglifet,që kurrë,nuk do të mund,tua mësoj deshifrimin

Paçka se mbi flokë,
dimri i fundit,do më ulë,të paqtat thinja,të fjollta,si deborë e pashkelur

E di,
ne do të jemi bashkë

E ndjej që do të jetë bukur

të plakesh me ty

TRETËT

Ai shkoi...

një natë vere

me zëra bulkthësh

të lodhur...

Shkoi...

ashtu... në gjumë...

i shtrirë në krevat,

përkrah trupit të ngrohtë të gruas,

që kurrë nuk e deshi...

Ajo,

i mbylli sytë...

Ajo,

e qau...

Ajo

u vesh vejushë...

Ajo tjetra,

nuk mundi të bëjë asgjë...

(sepse ka gjithmonë

një të tretë,

atje ku janë dy )...

Askush

nuk i ngushëllon

të tretët...

Të tretëve,

u ndalohet rreptësisht

lamtumira e fundit....

Të tretëve

u ndalohet rreptësisht

të veshin gjymtyrët me zi...

Të tretëve,

u ndalohet rreptësisht

të njomin sytë me tylin e dhimbjes...

Të tretët,

vetëm sa fusin sytë në gropëza...

dhe lëngëzojnë brenda zgavrave...

me lotë memecë...

Ai shkoi...

një natë vere

me zëra bulkthësh

te lodhur...

Ajo tjetra,

nuk mundi të bëjë asgjë...

qoftë edhe të mësonte

çëndërr pa ai

në grahamat e fundit...

NËN DIELL...

Atje tej në kodër...

në një kopsht të vogël...

një grua...

dhe një bajame...

i jepen

butësisht,

diellit të mekur,

e rrezekursyer,

të fillim-janarit...

Butësisht...

ngadalë...

si prej një gjumi të rëndë...

çelet,

kurmi i gruas...

ajo...

shpalos flokët e gjatë...

ngjyrë dielli,

të pjekur...

ngadalë...

nis ti krehë,

me gishtat e brishtë,

që koha,

njëlloj si shpirtin,

nuk mundi tia ashpërsojë...

bajamja...

gëzueshëm...

ngetëron,

degëzat,

sythe përkundëse...

i jepet rrezeve

të dobëta të diellit...

e qeshur...

naive...

e dlirë...

dielli...

i ngroh,

mekur njëlloj,

të dyja...

njëlloj...

çelin sythet e bajames,

në rininë e saj

të parë...

po njëlloj...

shpërthejnë hiret e gruas,

në rininë e saj,

të fundit...

koha ka ndalur në vend...

ajri ka mbetur pezull...

asgjë nuk leviz...

vibron vetëm kundërmimi

i ngërthyer...

i aromëzave...

bajame-grua...

...

atje tej në koder...

në një kopësht të vogel...

nën një heshtje të paqtë...

krihet...

një grua...

në prologun

e pranverës ë saj

të fundit...

atje tej në kodër...

në një kopësht të vogël...

nën një heshtje të paqtë...

përkundet hareshëm...

një bajame...

në prologun

e pranverës së saj,

të parë...

atje tej ne koder...

në një kopësht të vogël...

nën një heshtje të paqtë...

dielli i janarit...

i gënjen njëlloj,

të dyja....

NË PRANVERË...

Dashuria ime, e funditvdiq në pranverë

E mekur,lindi në dimër

Ishte premature.

Jetoi paksa një epilog dimri

pastaj,mbylli sytë

Askushnuk iu gjend pranë,në grahmat e fundit

Ndërsa në varrim,oh në varrim,smunguam, ne të dy

Smungoi, as fjalimi(madhështor,mbi varr)

Smunguan, as ca lotë(krokodili,në sfond)

Litarët,endenuk ia kishin dhuruarnëntokës

Ndërsa ne të dypërtypnim, të paduruar,ikjen

si bisht cigareje të zvjerdhur

Dashuria ime e funditvdiq ne pranverë

Nga Ajomë kanë mbetur,ende,ca petale lulesh, të thara,mbi flokë

Jetoi pakmushkëritë e hajthme,nuk e përballuan dot acarin

Tashmë,çdo pranverëne të dy,i vendosim lule te varri

Çdo pranverë,ndjej se kam një xhep të grisur,në vend të zemrësmbushur plot,e derdhur, në një cep,nga sy-qeshjet e saj

Një xhep të grisurqë kurrë, nuk mësova ta arnoj

Dashuria ime, e funditvdiq në pranverë

Më thonisi mundet të vdes, një dashuri,në këtë stinë ?...

GDHENDJE

Përse, këmbëngulshëm,
kërkon të më shndërosh
në dikë që nuk dua të jem?

si plastelinë të nënshtruar
nën gishtat e tu metodikë...
prej skulptori të rregjur...

Çukitja e daltës,

lëmon, egërsisht, sy-qeshjen time...

e qara pason pa lagështi në sy...
zbrazëtia e shikimit,
zmadhohet pa nerv...

Dalta lëshon tinguj të mprehtë,
ndërsa ndesh rebelizmin skeptik të shpirtit...
kundrejt transformimit...
i cili, reziston dhe ca... i sfilitur...
pastaj dorëzohet në heshtje...

ti lë përtokë daltën,
ndërsa sheh i mrekulluar klonimin,
ndez një cigare në cepin e buzës,
- dreq... - shan me vete,
- diçka paskam haruar...

heshturazi, ri - merr në dorë daltën
dhe fillon të gdhendësh përhumbur,
shpirtin tënd...

Përgatiti per botim Hiqmet Meçaj

(Botuar në Gazeta e Athinës, shkurt 2009)



 1
eXTReMe Tracker